Tronditëse! Biznesmeni turk vr*et avokaten 26-vjeçare: Shkak borxhi prej 95 mijë euro për dardhat! Video

Turqia është tronditur nga vrasja e avokates 26-vjeçare Hatice Kocaefe nga tregtari Haki Cetin, i cili i detyrohej 95,000 euro motrës së saj, nga e cila kishte blerë dardha.

Sipas mediave turke, Cetin vrau avokaten e re pasi ajo kishte nisur procedurat ligjore kundër tij për këtë borxh.

Ai dyshohet se i ka kërcënuar dy motrat në telefon, duke kërkuar që ato të tërhiqnin procedurat ligjore kundër tij, me Kocaefe që iu përgjigj negativisht dhe deklaroi se do të vazhdonte normalisht.

Cetin u zuri pritë dy motrave ndërsa ato ishin me babanë dhe vëllain e tyre jashtë një depoje që zotëronin.

Siç shihet në pamjet e kamerave të sigurisë, Cetini qëlloi nga brenda makinës së tij, duke e goditur avokaten në gjoks dhe motrën e saj në gju.

Të plagosurat u dërguan menjëherë në spital, por fatkeqësisht, 26-vjeçarja Hatice Kocaefe nuk arriti të mbijetojë./reflexhaber