Tritoli në Theth, autori tregon se nga kush e mori porosinë

39-vjeçari Frederik Paplekaj, autori i vendosjes së tritolit në derën e një marketi në Theth, ka dhënë dëshminë e tij para policisë. Ai ka deklaruar se ka marrë porosi nga burgu për të vendosur lëndën plasëse, por nuk ka ofruar detaje lidhur me arsyet e këtij veprimi.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, kur Paplekaj vendosi tritolin në biznesin në pronësi të familjes Berishta. Pas shpërthimit, ai u kap dhe u arrestua nga policia pas një operacioni të shpejtë.