Tre raste të proceduara nga policia rrugore në Elbasan

Specialistët e qarkullimit rrugor në Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori për tre raste të ndryshme.

Një 17-vjeçar, shtetasi R. M., u kap duke drejtuar motomjet pa leje drejtimi.

Ndërkohë, shtetasi K. M., 26 vjeç, në aksin rrugor “Peqin–Elbasan”, ka përplasur këmbësorin M. K., 35 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në një rast tjetër, shtetasi A. H., 49 vjeç, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga në aksin “Rrajcë–Skënderbe”, duke mbetur i dëmtuar, por jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Elbasanit, për veprime të mëtejshme.