Njihuni me tri kunatat, që punojnë si bletët, kanë bashkë 350 koshere

Tre kunatat, Razija, Esma dhe Mirela të cilat jetojnë në fshatin Cërrujë e Sipërme në Rrethin e Gramshit, prej 12-të vitesh punojnë si bletërritëse.
Veç punëve të shtëpisë, ato kanë sëbashku 350-të koshere bletësh në sheshet dhe oborret e shtëpive të tyre.

Agron Karaj bashkëshorti i Esmasë tregon se kanë 20 vite që merren me këtë punë, ndërsa 12-të vitet e fundit ia ka lënë zanatin të shoqes.
Esmaja dhe Mirela ia kanë marrë mjaft mirë dorën këtij profesioni.                “Që bleta të prodhojë mjalt kërkon kushte që nisin nga vendi ku vendosen kosheret e deri tek kullota e lulet qe zgjedhin”- thonë kunatat. Gjatë këtyre viteve kanë marrë shpërblim nga shteti nga 10-të mijë lekë për koshere, megjithatë çmimet në treg janë të larta dhe ushqimi për bletët është tepër i veçantë.
“Unë të merrem me bletë e kam pasion, e kam nisur me 2 koshere dhe sot kam 50-të”- thotë Mirela.
Kunatat bletërritëse përfituan vitin e kaluar edhe nga projekti i përbashkët i Bashkisë Gramsh me Kombet e Bashkuara për zhvillimin e kapacitetit te grave në zonat rurale. Ky projekt pati dhe ndihmën e specialisteve veterinere të cilat morën përsipër trajnimin e grave që merren me prodhimin e mjaltit.