Trajneri brazilian i kombëtares kuqezi mund të konsiderohet edhe shqiptar tashmë, pasi ka marrë pasaportën tonë si banor i qytetit të Lushnjës, ku i është dhënë edhe titulli ‘Qytetar Nderi’.
Trajneri brazilian i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho Mendes Campos Junior ka marrë pasaportë shqiptare.
Sylvinho do të betohet si qytetar i Lushnjes, që do të thotë se gjendjen civile do ta ketë në Lushnje. Trajneri do të jetë banor i lagjes “Çlirimi” të këtij qyteti, teksa ka udhëtuar këtë të martë për procedurat e nevojshme.
Edhe dy ndihmësit e Sylvinho, Zabaleta dhe Doriva morën pasaportë shqiptare dhe do të jenë me vendbanim në Lushnje.
Në fund të vitit 2013, presidenti Bajram Begaj shpalli dekretin për dhënien e pasaportës shqiptare për trajnerin e Kombëtares. I lindur në Sao Paolo, në jetën e tij Sylvinho s’do e kishte menduar se do ishte banor i Lushnjës.
Kështu, në Euro 2024 Shqipëria do jetë me një trajner ‘shqiptar’. Ndërsa ky vlerësim le vend të shpresohet që Silvinjo mund të rinovojë kontratën me FSHF për të drejtuar kombëtaren shqiptare edhe në eleminatoret e botërorit të ardhshëm.
Nisur nga suksesi që arritën me kombëtaren kuqezi, deri tani janë ‘konveruar’ shqiptarë me pasaportë ish trajneri Giani De Biasi dhe Silvinjo.
