DURRËS- Një tragjedi ka ndodhur sot në Portin e Durrësit, ku një elektriçist 24-vjeçar nga Azerbajxhani humbi jetën pasi u godit nga rryma elektrike. I riu është identifikuar Avaz Yafarov, i cili punonte në bord të anijes “Kyebele” me flamur panamez, pësoi incidentin fatal që i mori jetën gjatë detyrës.
Ekipet mjekësore mbërritën menjëherë në vendngjarje, por për fat të keq 24-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.













