TRAGJIKE/ Çiftin shqiptar e zë korrenti në SHBA, 24-vjeçari vdes në spital (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA. Bëhet me dije nga burimet për mediat se si pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar.

Mësohet se, Kolë Nikprelaj dhe e fejuara e tij u goditën nga rryma elektrike, teksa ishin me pushime në Marina Wright Island në New Rochelle më 9 korrik. Ata u dërguan menjëherë në spital dhe vajza ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa Kola ka humbur jetën mbrëmjen e shkuar.

Nikprelaj ishte 24 vjeç dhe do të mbushte 25 këtë muaj. Ai kishte mbaruar shkollën e mjekësisë dhe ishte gati të fillonte rezidencën në Qendrën Mjekësore Berkshire.

Nikprelaj dhe e dashura e tij Dila Bujaj sapo kishin përfunduar xhiro me jet-ski kur u goditën nga rryma elektrike për shkak të një defekti në mjetin lundrues, teksa ndodheshin në ujë. Varrimi i tij do të bëhet të shtunën në Hartsdale.