Tragjedi në minierën e Bulqizës. Humb jetën minatori 50-vjeçar

Bulqizë, 24 shtator 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në një subjekt minerar në Bulqizë, ku dyshohet se ka humbur jetën një punëtor.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 11:30, shtetasi K. D., rreth 50 vjeç, është aksidentuar gjatë punës dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje tragjike.