“Tornado” në Itali/ Sekuestrohen 700 mijë euro cash dhe pasuri të paluajtshme të një shqiptari, dyshohet se pastronte paratë e drogës

Autoritetet italiane kanë zhvilluar se fundmi një operacion në Brescia nga i cili janë sekuestruar mbi 700,000 euro cash.

Gjithashtu nga ky operacion janë sekuestruar pasuri të paluajtshme, aksione kompanish dhe llogari bankare. Mësohet se këto pasuri i përkasin një shqiptari i cili dyshohet se ka lidhje me botën e krimit.

Operacioni “Tornado”, është finalizuar pas analizimit dhe verifikimit të bazave të të dhënave ndërkombëtare dhe përgjimeve dhe telefonatave të shumta. Mësohet se gjatë hetimeve Guardia di Finanza arriti të zbulojë transaksione të dyshimta që kishin ndodhur në Itali dhe jashtë saj.

Raportohet se shqiptari kishte rol kyç në menaxhimin dhe riinvestimin e të ardhurave të paligjshme, duke vepruar si pastrues parash.