“ToP Future”, Të rinj të orjentuar drejt, garanci për një të ardhme pozitive larg krimit

Elbasan- INAC mbylli projektin “ToP Future” ku për 15 muaj u realizuan një sërë aktivitetesh me qëllim ofrimin e modeleve pozitive për të rinjtë në qytetin e Elbasanit. Projekti u shtri në 16 shkolla të qytetit të Elbasanit ku mbi 200 të rinj u intervistuan me intervista të strukturuara për pritshmëritë, sjelljet, problematikat, modelet dhe projektimin e të ardhmes.

Në përfundim u realizua me ekspertizën e tre ekspertëve më të mirë të fushës një raport studimor që orjenton institucionet e edukimit për të modifikuar kurrikula dhe për të zhvilluar programe me qëllim ofrimin e alternativave për ndërtimin e të ardhmes së të rinjve larg sjelljeve jo të drejta dhe krimit.

Një tryezë me aktorë të ndryshëm të shoqërisë vijoi prezantimin e studimit, i cili u shpërnda në dy gjuhë në të gjitha institucionet që kanë lidhje me edukimin dhe ato që përgjigjen për infrastrukturën në shërbim të të rinjve.

Në vijim u organizuan tre forume të hapura më 18 të ftuar: ekspertë të ndryshëm, përfaqësues institucionesh, modele në fusha të ndryshme që kanë shkëlqyer dhe arritur sukses duke qëndruar apo duke u rikthyer në vendin e tyre.

Forumet shërbyen si një format njohjeje dhe diskutimi me të rinjtë 14-15 vjeçarë, ku informimi, ofrimi i mundësive të reja, orjentimi në karrierë, eksperienca e njerëzve të suksesshëm dhe me ndikim në komunitet ishin disa nga objektivat e realizuara duke patur si qëllim final orjentimin e kësaj grupmoshe drejt një të ardhmeje pozitive duke qëndruar larg sjelljeve dhe përfshirjeve që çojnë më tej në krime ordinere dhe rekrutimit në krimin e organizuar.

Më poshtë do të gjeni studimin në shqip dhe anglisht:

studimi INAC me nxenesit e klasave te nenta te qytetit te Elbasanit_compressed (1)

Study report 2021-2022 THE HABITAT WHERE THE LIFE O”F 14-15 YEAR…Elbasan, Albania (1)_compressed

Projekti “Toward Positive Future” u mbështet nga “Global Initiative against Transnational Organized Crime” nën financimin e ambasadës hollandeze në Tiranë.