Video / Tjetër aksident në Fier, dy makina përfundojnë në kanal

Një tjetër aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Patos, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Protezës’.

Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe si pasojë kanë përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Njoftimi i policisë së Fierit/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor ‘Patos-Fier’, në fshatin Portëz, automjeti tip ‘Audi’, me drejtues shtetasi Xh. G., është përplasur me mjetin tip ‘Opel’, me drejtues shtetasi H. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit