Një person është qëlluar me armë në zonën e Xhamisë ‘Xhura’ tek vendi i njohur si ‘Oxhaku’. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën, ndërkohë ekspertë të krimialistikës po mbledhin provat materiale.
Mësohet se i plagosur ka mbetur Agim Jazaj. Autori është identifikuar si Sajmir Xhafa dhe po vijon puna për krehjen e zonës me qëllim arrestimin e tij.
51 vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.













