Tifozët kundër Agnellit, ja çfarë shkruhej në pankartat e tyre

Teksa luhej Superkupa e Italisë mes Interit dhe Juventusit, gjatë ndeshjes janë treguar disa pankarta kundër presidentit të “Zonjës së Vjetër”, Andrea Agnelli.

Tifozët ekspozuan një pankartë tronditëse gjatë pjesës së parë ku i urohej vdekja presidentit të Juventusit.

“Agnelli muori” në italisht apo “Vdekje Agnellit”, ishte mesazhi i shkruar në pankartë nga tifozët ultras të klubit bardhezi.