Lëkundje të forta tërmeti janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit në Shkodër. Lëkundjet u regjistruan në orën 04:07 minuta.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Nikshiq të Malit të Zi ku kjo zonë është përfshire nga tërmeti 5.4 ballë.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Koplik, Shkodër, Lezhë dhe Tiranë.
Ndërkohë, më pas ka pasur minitërmete të vogla, ku më i madhi ka qenë me magnitudën 2.5 . Deri më tani nuk raportohet për dëme.
