Tërmet në Shqipëri, Lëkundjet ndjehen nga Ohri në Elbasan! Ja sa ishte magnituda

POGRADEC- Lëkundje tërmeti, të magnitudës 3,7,të shkallës Rihter janë ndjerë paraditen e të premtes në Pogradec. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra ka pasur një thellësi prej 5 kilometrash. Tërmeti ra rreth orës, 11:30. Sipas raportimeve të njerëzve, lëkundjet janë ndjerë edhe në Korçë, Strugë, Ohër e deri në Elbasan.