Tërmet në Greqi

GREQI- Një tërmet ka ndodhur mesditën e sotme në Atikë. Tërmeti sipas zgjidhjes automatike të Institutit Gjeodinamik ka qenë me magnitudë 3.5 Rihter.

Tërmeti ka pasur një thellësi fokale prej 5 kilometrash, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 4 kilometra në lindje, në verilindje të Kapandritit.

Tërmeti është ndjerë në Athinë ndërsa nuk raportohet për dëme.