Tërmet në drejtësi! KLGJ emëron 42 gjyqtarë të rinj në gjykatat e rretheve

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi të mërkuarën projekt-vendimet për caktimin në detyrë të 42 magjistratëve të rinj, të cilët përfunduan Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2024-2025.

Ata u emëruan zyrtarisht më 31 korrik, por caktimi i tyre u bë tre muaj më vonë. Këshilli i Lartë Gjyqësor thotë, se procesi pati një vonesë për për shkak të procedurave të transferimeve dhe ngritjes në detyrë të gjyqtarëve aktualë.

Ceremonia e betimit pritet të zhvillohet ditën e enjte ndërkohë që caktimi I tyre në detyrë pritet të plotësojë vendet e mbetura bosh edhe nga shkarkimet e vettingut.

Sipas vendimit të KLGJ, shpërndarja e 42 magjistratëve të rinj është bërë në 11 Gjykata, ku numrin më të lartë të emërimeve e kanë Gjykata Administrative e Lushnjes, si dhe Gjykatat e Shkallës së Parë në Elbasan dhe Fier me nga 7 gjyqtarë secila.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, parashikohet që në të gjitha strukturat e Gjykatave duhet të ketë 417 gjyqtarë, ndërsa aktualisht janë 308 gjyqtarë të emëruar. Me emërimin dhe shpërndarjen e 42 magjistratëve të rinj mbeten e 67 vende vakante.