Mbrëmjen e djeshme një grup tifozësh dogjën flamurin serb në qendër të Tiranës, në Sheshin Skënderbej. Por ky lajm duket se ka tërbuar mediat serbe të cilat janë shprehur të shokuara nga ky fakt. Sipas gazetës TELEGRAF, kjo është cilësuar si një situatë e turpshme.
Pjesë nga artikulli:
“Një situatë e turpshme është shënuar mbrëmjen e djeshme në sheshin Skënderbej në Tiranë. Një grup fansash dogjën flamurin e Serbisë me muzikë, gëzim, duartrokitje dhe britma gëzimi. Të mbledhurit iu drejtuan kësaj skene me buzëqeshje dhe filmuan flakët. Flamuri i Serbisë u dogj për një kohë të gjatë dhe tifozët me durim e ndezën përsëri derisa u shkatërrua plotësisht”
