jë tentativë për trafikim të një vajze të mitur, 14 vjeçe, drejt Kosovës është parandaluar nga Policia Kufitare në pikën e kalimit kufitar të Morinës, falë veprimit të shpejtë dhe kontrolleve të përforcuara.
Në dalje të territorit shqiptar, forcat e Policisë ndaluan për kontroll një automjet të drejtuar nga shtetasi E. G., 22 vjeç, që po udhëtonte me vajzën e mitur dhe një pasagjer tjetër, shtetasin A. K., 18 vjeç.
Hetimet paraprake tregojnë se 22-vjeçari dyshohet se po tentonte të trafikonte vajzën drejt Kosovës. Pasagjeri A. K. u arrestua për moskallëzim të krimit, pasi nuk raportoi ngjarjen në organet kompetente.
Policia bën me dije se ngjarja u zbulua falë analizës së riskut dhe kontrolleve të intensifikuara në kufi, në kuadër të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimeve ndërkufitare.
Gjithashtu familjarët kishin kallëzuar vajzën e humbur në polici gjë e cila ndihmoi në identifikimin e saj.
Të arrestuarit ndodhen në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Kukësit për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë skemë.
