27-vjeçari Kelmend Beqaj, i cili ishte shpallur në kërkim për ‘vrasje me dashje’ të mbetur në tentativë dhe ‘armëmbajtje pa leje’, ka rënë në prangat e Policisë.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se Beqaj në vitin 2025 ka qëlluar me armë zjarri 42-vjeçarin Gledian Hoxhallari.
Beqaj kishte krijuar një lidhje intime me bashkëshorten e Gledian Hoxhallarit, Melisa Hoxhallarin. Ngjarja ndodhi teksa Gledian Hoxhallari po priste për t’u takuar me bashkëshorten e tij, ku edhe u sulmua me armë zjarri.
Ndërkohë Melisa Hoxhallari pas ngjarjes u arratis bashkë me të dashurin e saj, por më pas u vetëdorëzua në Polici.
EMRI/ Rrëmbeu një shtetas për çështje dr*ge, arrestohet në Spanjë 40-vjeçari në kërkim
Ai u ndalua në Kakavijë nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
DVP Fier-Vihet në pranga një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier bënë të mundur ndalimin e shtetasit K. B., 27 vjeç, banues në Fier, i shpallur më parë në kërkim.
Nga hetimet rezulton se ky shtetas, më datë 05.01.2025, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin G. H., 42 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Për këtë rast, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Shtetasi K. B., u ndalua në Kakavijë nga shërbimet e Policisë Kufitare.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.













