Gjykata la në burg 41-vjeçarin që tentoi të vriste me thikë ish-partneren në Korçë para disa ditësh. Prokuroria kërkoi masën e sigurisë arrest me burg për Ilir Çamin, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë, kërkesë që u pranua nga gjykata.
Gjatë seancës për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë, Çami ka treguar pendesë për veprimin. Ai ka pohuar se shkak i konfliktit me Mandarina Çela ishte një borxh prej 5 milionë Lekë që ajo nuk pranonte t’ia kthente.
Ilir Çami goditi me thikë paraditen e të mërkurës Mandarina Çelën, në afërsi të Spitalit të Korçës. 46-vjeçarja kishte goditje me thikë në qafë dhe në dorë.