Policia kufitare ka arrestuar në flagrancë në Muriqan një shtetas francez dhe një shtetase tajlandeze.
Shtetasi francez i identifukuar si Tom Haac, duke drejtuar një automjet tip Mercedes-Benz, u paraqit për kontroll në dalje të Shqipërisë.
Gjatë kontrollit të automjetit, në sediljen e pasme, brenda një valixheje, u gjet e fshehur një shtetase me shtetësi tajlandeze, e cila po tentohej të nxirrej në mënyrë të paligjshme nga territori shqiptar.
VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (2 – 3 Korrik 2026)
Nga hetimet e para rezulton se qëllimi i shtetasit francez ishte transportimi i shtetases tajlandeze përmes Malit të Zi dhe Kroacisë, me destinacion përfundimtar Francën.
Njoftimi:
Sot, më datë 02.07.2026, rreth orës 13:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, gjatë ushtrimit të detyrës për kontrollin kufitar në dalje të Republikës së Shqipërisë të shtetasve dhe mjeteve, është paraqitur për kontroll dhe regjistrim shtetasi Tom Haac, me shtetësi dhe kombësi franceze, i datëlindjes 2000, duke drejtuar automjetin tip Mercedes-Benz
Automjeti iu nënshtruan kontrollit të detajuar kufitar, në përputhje me procedurat standarde të kontrollit.
Gjatë kontrollit fizik të automjetit, në sediljen e pasme, brenda një valixheje, u konstatua e fshehur një shtetase me shtetësi tajlandeze, e cila po tentohej të nxirrej në mënyrë të paligjshme nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Menjëherë pas konstatimit të rastit, shërbimet e Policisë Kufitare proceduan me ndalimin në flagrancë të shtetasit francez dhe shtetases tajlandeze, siguruan vendin e ngjarjes dhe njoftuan Sallën e Komandimit pranë DVKM Shkodër.
Nga veprimet e para hetimore dhe deklarimet e administruara deri në këtë fazë, rezulton se qëllimi i shtetasit francez ka qenë transportimi i shtetases tajlandeze nëpërmjet territorit të Malit të Zi dhe më pas të Kroacisë, me destinacion përfundimtar Republikën Franceze, duke shmangur procedurat ligjore të kalimit dhe hyrjes në shtetet përkatëse.




