Tensione të shtuara para Kryeministrisë! Protestuesit hedhin molotov e tentojnë të heqin kangjellat, policia nuk kursen përdorimin e ujit me presion

Kanë përfunduar fjalimet në protestën kombëtare të Partisë Demokratike, e mbajtur sot përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa situata në terren është përshkallëzuar me tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Sipas pamjeve nga terreni, policia ka përdorur ujë me presion ndaj protestuesve, pasi disa prej tyre hodhën molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Përplasjet kanë qenë të shoqëruara me zhurma dhe tym, duke krijuar momente tensioni në zonë.

Gjithashtu, disa protestues kanë tërhequr kangjellat rrethuese të vendosura nga policia përpara Kryeministrisë. Pavarësisht përshkallëzimit të situatës, deri në këto momente nuk raportohet për përdorim të gazit lotsjellës nga ana e policisë, ndryshe nga protesta e fundit e zhvilluar nga PD.