TENSIONE në Theth! Gruas i bie të fikët gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

Edhe ditën e sotme vijojnë tensionet mes banorëve të Thethit dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë, të cilat kanë shkuar në zonë për të shembur objektet pa leje.

Mësohet se situata është përshkallëzuar kur një grua ka humbur ndjenjat gjatë përplasjes. Ajo është marrë në krahë nga familjarët e saj dhe u transportua drejt ambulancës së Thethit për të marrë ndihmën mjekësore.

Situata në zonë është tensionuar pas rezistencës së banorëve ndaj forcave të rendit, duke detyruar autoritetet të shtojnë prezencën e efektivëve të policisë. Më herët, përplasjet mes banorëve dhe IKMT-së sollën pezullimin e përkohshëm të shembjes së ndërtimeve gjatë ditës së mërkurë.