Tensione dhe kaos në Kuvend për 30 minuta/ Ligjet kalojnë me votat e mazhorancës

Ka zgjatur mbi 30 minuta seanca e sotme plenare në Kuvend.

Kaosi, zhurmueset dhe tensioni nuk ka munguar edhe në seancën e sotme.

Si në seancat e tjera projektligjet në rendin e ditës, kanë kaluar vetëm me votat e mazhorancës.

Por nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi i ka konsideruar si të pavlefshme, pasi sipas tij referuar rregullores, numri i deputetëve që u deklaruan prezente ishte vetëm 68, ndërkohë që duhen të paktën 71 vota për miratim.

Nuk kanë munguar edhe përplasjet midis ministreve dhe deputetëve të opozitës, teksa këta të fundit kishin bllokuar foltoren me pankarta në duar që në nisje të seancës.

Pas përfundimit të seancë, Bardhi tha për mediat se nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ishte sot si përfaqësuese e 5 oligarkëve dhe 3 bandave kriminale që përfitojnë nga miratimi i ligjit për investimet strategjike.

Kujtojmë se deputetët demokratë Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi nuk do marrin pjesë në seancë pasi janë të përjashtuar.

Po ashtu, i përjashtuar vijon të jetë edhe deputeti Edi Paloka, i cili ka dënimin më të rëndë pasi dogji rregulloren e Kuvendit.