Temperaturat do të arrijnë deri në 20 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat të pakta deri mesatare por kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Temperaturat do të arrijnë maksimalisht 20 gradë celcius.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1 ballë.