Temperatura mbi 40, moti sot

Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta, ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Shkodrës dhe Elbasanit. Në këto dy qarqe maksimumi do të ngjitet mbi 40 gradë celcius. Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-herëshme për-gjatë zonave malore Lindore duke lënë bregdetin dhe zonat e ulëta vetëm me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, ku zonat malore do të shënojnë 12°C ndërsa maksimumi do të mbetet lehtësisht mbi 40°C përkatësisht në; Koplik; Urën Vajgurore si edhe Cërrik.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.