Temperatura deri në 33 gradë…parashikimi i motit për sot

Vendi ynë të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadarti i veriut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era hera-herës do të arrijë shpejtësi 8-14m/s.

Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 33 gradë Celcius.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.