Të shtënat në Malësinë e Madhe, zbardhen emrat e autorëve të shpallur në kërkim

MALËSI E MADHE- Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e djeshme fshatin Gruemirë në Malësinë e Madhe. Tre anëtarë të familjes Kurtaj nga fshati Linaj ishin pjesë e një skene terrorizuese me breshëri të shtënash.

Policia ka shpallur në kërkim Erion Vocrri dhe Rivaldo Zmijanens (Palanaj). Ata hapën zjarr duke qëlluar me rreth 100 plumba. Sipas informacioneve zyrtare policore dy persona dyshohet se shkuan për të vjedhur në fshat, por u diktuan nga disa prej banorëve.

Dy të shpallurit në kërkim janë diktuar nga tre banorët Mirsad, Besim dhe Edison Kurtaj, me të cilët autorët kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.