Të shtëna me armë zjarri pranë ambasadës izraelite në Jordani, një person humb jetën, tre policë mbeten të plagosur

Policia jordaneze më herët rrethoi një zonë pranë ambasadës izraelite në Aman pasi u raportuan të shtëna me armë zjarri.

Sipas burimeve të sigurisë për mediat e huaja, një person i armatosur është vrarë dhe tre oficerë policie u plagosën në vendngjarja, ndërsa situata tashmë është nën kontroll.

Dy dëshmitarë okularë thanë se makinat e patrullës së policisë dhe ambulancat mbërriten menjëherë në lagjen Al Rabia të kryeqytetit jordanez, ku ndodhet ndërtesa e ambasadës izraelite, pasi u dëgjuan të shtënat. Ambasada e vendosur në Aman, ka qenë e zbrazët nga stafi izraelit prej disa muajsh.