Të shtëna me armë zjarri në Vlorë. Policia në kërkim të personave të përfshirë në konflikt

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti mes disa persona në Vlorë, ku raportohet se ka pasur dhe të shtëna me armë zjarri.

Policia është njoftuar për konfliktin përmes një telefonate ku thuhej se ka pasur dhe të shtëna.

Ndërkohë bëhet me dije se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e personave të përfshirë në konflikt.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.