Tiranë- Të shtëna me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rinas. Mësohet se një i ri ka qëlluar drejtë disa efektivëve, të cilët kishin ndërmarrë një operacion për arrestimin e tij.
Bëhet me dije se nga të shtënat fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.
Mësohet se i riu i arrestuar është Klajdi Buza, person i njohur për autoritetet policore.
Skeda policore tregon se ai është arrestuar edhe në vitin 2022 pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës. Ndërkohë që në vitin 2015 ai denoncoi vjedhjen e makinës së tij, ndërsa policia në atë kohë njoftoi se mjeti ishte gjetur i braktisur në vendin e quajtur ura e Gjoles në Fushë Krujë.














