Të rinjtë e gjimnazit Konstandin Kristoforidhi kanë kapërcyer kufinjtë e kompeticioneve ku ata kanë treguar se konkurojnë denjësisht duke zhvilluar këtë herë një debat ndërkombëtar. 3 nxënës të Kristoforidhit dhe mësuesja e tyre Shkëndi Xhzra ishin pjesë e edicionit të parë tqë Kampionatit Evropian të Debatit “European Schools Debating Championship të zhvilluar në 15-18 shkurt u zhvillua në Pragë”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe IDEA (International Debate Education Association). Aty morën pjesë 35 skuadra nga e gjithë Evropa, me të rinj që përfaqësonin shtetet e veta.
Skuadra e Shqipërisë përbëhej nga nxënësit e shkollës sonë: Alba Lloshi, Suela Palluqi dhe Klaud Feçi. Pasi fituan vendin e parë në Debatin Kombëtar të organizuar nga Junior Achievements midis shkollave të mesme të të gjithë vendit, ata përfaqësuan Shqipërinë në këtë kompeticion, shoqëruar nga mësuesja Shkëndi Xhyra, së bashku me CEO e Junior Achievements Blerina Guga, menaxherja e programit Etleva Bisha dhe trajnerja dhe gjyqtarja ndërkombëtare Zhdanova Lleshaj.
Konkursi u përmbyll me dy fitore nga ana e skuadrës së Kristoforidhit dhe një takim surprizë me perfaqësuesen e Ambasadës Shqiptare Blerta Derhemi në Republikën Çeke.
Shkolla Konstandin Kristoforidhi spikat për pjesëmarrjet e saj në aktivitete të ndryshme ku nxënësit shfaqin aftësitë e tyre më të mira.
