Të fundit nga kronika në qarkun e Elbasanit

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij 45 vjeç dhe bashkëshortes së 45-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin H. Ll., 50 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin Rr. D., 60 vjeç, pasi ka kanosur me mjet prerës (kosore), bashkëshorten e tij 49 vjeçe dhe shtetasin A. GJ., 60 vjeç. Gjithashtu, 49-vjeçarja ka kallëzuar se shtetasi Rr. D. e ka përndjekur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Y. B., 33 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi B. O., 69 vjeç, se në muajin shtator 2025, 33-vjeçari i ka marrë automjetin, me mirëbesim, për ta blerë, por nuk i ka dhënë pagesën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Xh., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar murin ndarës mes pronës së tij dhe të xhaxhait të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.