Takimi i Berishës në Elbasan, çfarë i thanë mjeku Agron Braho dhe Flamur Harri?

Në foltoren e Sali Berishës në Elbasan, nuk munguan edhe kritikat. Mjeku i njohur Agron Braho që mori fjalën tha se Partia Demokratike të bëjë analiza dhe të marrë masa për riorganizimin e brendshëm.

Ai theksoi se shumë seksione nuk funksionojnë dhe se PD duhet të ketë një qëndrim të qartë ndaj personave që nuk kontribuojnë.

“PD ka edhe mangësi të sajat, nuk bënë analiza politike, analizat politike janë si gishtat e dorës, analiza na tregon se ku jemi të dobët se si mund të rregullohemi dhe të funksionojë sa më mirë. Duhet që të shihet se kush punon dhe kush duhet që të marrë përgjegjësi për një humbje beteje. Ka shumë seksione që nuk funkionojnë, PD duhet që të ketë një qëndrim ndaj këtyre njerëzve. Ata njërëz që kanë pasur pushtet dhe kanë kaluar tek PS i keni cilësuar tradhtar, ashtu janë në fakt dhe duhet që të ketë edhe një regjistër turpi për këta njerëz. Pse kalojnë këta njerëz andej. Kalojnë vetëm për favore dhe privilegje, Rama i merr për t’i përdorur“-, tha ai.

Flamur Harri:

“Më kanë bërë katër atentate, doktor. Kam bërë tre operacione në stomak në Romë. Kemi një kafe të krimit në Elbasan. Kafja e krimit. Se kush janë? Kafja e krimit, mbi të cilën janë helmuar disa vetë. Edhe mua aty më helmoi. Ai, vulhumburi që shkatërroi qytetin e Elbasanit. Njëri shkatërroi qytetin, tjetri universitetin. Ishte i 125-vjetori i lindjes së babait tim. Studioi gjashtë vjet në Austri.

La Austrinë dhe për 15 vjet e bëri shtet Shqipërinë. Shkolla ushtrimore, nga e cila janë nxjerrë me qindra normalistë, nuk përmendet fare. Nuk përmendet fare. Po pse e dua unë doktor Berishën? Pse ma bëni babën mësues të kombit? Pa e njohur. I kam qëndruar afër, e njoh me vëmendje. Të gjitha analizat që bëhen. Dhe e di kush është e mira, kush është e keqja. Qëndresa që ka bërë doktor Berisha gjatë këtij viti është një qëndresë fisnikërie, e krahasuar me atë të Trumpit,” u shpreh qytetari.