Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Korçë, ku një grua është palgosur.
Mësihet se gruaja është goditur me mjete të forta nga një person, në zona e Pazarit të qytetit juglindor. Nuk dihet ende shkaku i konfliktit, teksa policia ka arrestuar autorin, i cili është identifikuar si shtetasi Jonis Mazllëmi. Sipas policisë, ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Po ashtu i lënduar lehtë ka mbetur edhe një person, që ndërhyri për të parandaluar ngjarjen. Gruaja është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, teksa ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Plagosi me mjet të mprehtë 2 shtetas, kapet dhe shoqërohet në Polici, autori i dyshuar i ngjarjes.
Më datë 19.10.2023, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 8, në zonën e Pazarit, Korçë, shtetasi J. M., 36 vjeç, banues në Korçë, ka dëmtuar me mjet të mprehtë, shtetasen A. M., 52 vjeçe dhe shtetasin V. Sh., 60 vjeç, në momentin kur ky i fundit ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat e para dyshohet se autori i ngjarjes, vuan nga probleme të shëndetit mendor. 36-vjeçari menjëherë u kap nga shërbimet e Policisë dhe aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
