Stuhitë e shiut sjellin probleme në qarkun e Elbasanit.
Si pasojë e reshjeve ka patur mungesë të energjisë elektrike të paktën në dy njësi administrative në Bashkinë Cërrik, konkretisht në Klos dhe Mollas.
Janë rreth 10 mijë banorë që vuajnë mungesën e energjisë elektrike sa herë bie shi.
Këputje përcjellësish ka pasur edhe në disa fshatra të Librazhdit dhe Gramshit.
Grupet e punës në terren po punojnë përiparimin e avarive.
