Studimi i INAC: Elbasani ‘qytet i rrezikshëm’/ Ja si e perceptojnë nxënësit e shkollave 9-vjeçare

Sipas të rinjve, qyteti i Elbasanit është një qytet i rrezikshëm, mendim i krijuar nga situata në qytet por edhe konfirmuar për ta nga “media”. Ata mendojnë se ky është mendimi i “të gjithëve”, pra është një diskutim i artikuluar më herët rreth tyre dhe mes tyre.

Ndër kërkesat për të rritur cilësinë e jetës ata rëndisin siguri në shkollë dhe në rrugë nga 46% e të intervistuarve dhe po e njëjta shifër kërkon kushte më të mira në shkollë. E treta në rënditje është hapësira sportive në qytet për tu vazhduar me aktivitete kulturore.

Gati gjysma e tyre deklarojnë se konsumohet alkool dhe hashash mes të rinjve, por kjo sjellje ndodh shpesh sipas 16%-17% të të rinjve. Ndonëse më të rralla, duhen parë me shqetësim, problemet me përdorimin e drogave të rënda dhe përfshirja në grupe kriminale që deklarohen si shqetësime nga të pakten 1 në 3 të rinj”.

INAC ka zhvilluar një studim në shkollat e qytetit të Elbasanit duke u fokusuar tek 14-15 vjeçarët në lidhje për shqetësimet, pritshmerite dhe figurat e tyre model.
Rezultatet e studimit ishin vërtet impresionuese dhe shërbejnë si pika orintimi ku duhet të mbështetet puna e institucioneve, familjes dhe shoqërisë për të ndërhyrë në të ardhmen e afërt.

Tre ekspertë u angazhuan për më shumë se 5 muaj në realizimin e këtij studimi me disa komponentë dhe gjetjet rezultojnë interesante por njëkohësisht edhe shqetësuese. Siguria është konsideruar mjaft e rëndësishme nga të rinjtë duke e rënditur të parën në listën e kërkesave të tyre e përzgjedhur nga 46% e të intervistuarve dhe po kështu e njëjta shifër ka vendosur si prioritare përmirësimin e kushteve në shkollë.

Në studim u përfshinë 16 shkolla duke intervistuar 260 nxënës në një raport 53% vajza e 47% djem.

Pas prezantimit te gjetjeve ne nje tryeze me shume aktore te qytetit, projekti do të vijojë me ditët e hapura në shkolla duke pasur si qëllim informimin dhe prezantimin e ofertave të arsimit professional, këshillimit në karrierë dhe sidomos modeleve positive me qëllim orjentimin e drejt zgjedhjeve të drejta për të ardhmen larg krimit të cdo lloji.