SPAK sekuestron truallin 5512 m2 të Artan Gaçit në Palasë, bashkëshortit të Olta Xhaçkës

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit (SPAK) i ka sekuestruar 5512 m2 truall Artan Gaçit bashkëshortit të Ministres Olta Xhaçka. Sekuestro preventive është vendosur pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

Kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë. Për këtë truall, Gaçi u mor në pyetje ditë më parë pas kallëzimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri.