TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pushuar ditën e sotme çështjen ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku. Pushimi i çështjes është bërë me kërkesë të prokurores Doloreza Musabelliu.
Muhamet Rrumbullaku që po hetohej për shpërdorim detyre, por SPAK tha se nuk gjetën prova për kryerjen e veprës penale për të cilën u bë kallëzimi penal ndaj tij.
Në nëntor të vitit të kaluar Rrumbullaku është pyetur si persom në dijeni për rreth një orë në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për hetimin që kishte të bënte me transferimet e punonjësve të policisë.
Hetimi kishte nisur më herët nga Prokuroria e Beratit por dosja u transferua në SPAK për shkak të kompetencës. Bëhet fjalë për 20 transferime në radhët e uniformave blu që disa pretenduan se ishin të paligjshme./













