SPAK bën bilancin e vitit 2024. 629 persona nën hetim, ndër ta ministra dhe deputetë

Tiranë, 19 shkurt 2025 – Prokuroria e Posaçme ka bërë bilancin e punës së saj për vitin 2024, duke treguar se janë marrë nën hetim 629 persona. Sipas SPAK, një pjesë e konsiderueshme e këtyre hetimeve kanë përfshirë figura të larta publike, përfshirë ministra, deputetë dhe kryebashkiakë.

Në total, 246 persona janë mbajtur në arrest me burg, ndërsa 246 të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë. Nga gjithsej 2791 persona të paraburgosur në Shqipëri, 270 prej tyre janë hetuar nga SPAK, duke përbërë 9.7% të totalit.

Në njoftimin e plotë, SPAK ka theksuar se 37.5% e të hetuarve janë marrë nën masën e sigurimit “arrest me burg”, ndërsa një pjesë tjetër është hetuar me masa të tjera sigurimi.

Ky bilanc tregon përpjekjet e SPAK për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke përfshirë hetime të thella ndaj figurave të shquara politike.