SPAK arrestohen dy zyrtarë në Kadastër

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur urdhër-arreste për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në vijim të hetimeve për Kadastrën.

Burime bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy persona gjatë një aksioni të ndërmarrë mbrëmjen e sotme.

Nuk dihen ende detaje të tjera nga operacioni që është ende në vijim, ndërsa prokuror i çështjes është Ened Nakuçi.