SPAK aksion në Librazhd, vendos nën sekuestro një fabrikë cigaresh

LIBRAZHD- Prokuroria e Posaçme ka vendosur nën sekuestro një fabrikë për prodhimin e cigareve në qytetin e Librazhdit.

Fabrika e sekuestruar është në pronësi të Ergys Agasit.

Ndërkohë vendimi për sekuestrimin ka ardhur në kuadër të një hetimi që po zhvillohet nga Prokuroria e Posaçme. Pritet që në vijim institucioni i drejtësisë të dalë me njoftim të detajuar për hetimin.