Sot zgjedhjet e pjesshme: Në Cërrik votimi ka nisur me probleme të vogla teknike

Hapen qendrat e votimit në Cërrik dhe fillon procesi. Përjashtim bën vetëm qendra e votimit nr. 25/45, e cila ndodhet në një nga zonat periferike të Cërrikut, ku është raportuar një problem teknik me pajisjen e identifikimit biometrik (PEI). Stafi teknik ndodhet aktualisht në kete QV dhe po punohet për rregullimin e pajisjes në mënyrë që procesi të vijojë pa vonesa të mëtejshme. Numri i qendrave të votimit në Bashkia Cërrik për zgjedhjet e pjesshme të datës 9 nëntor 2025 është 57. Jane rreth 37 mije votues por qe pjesemarrja pritet te jete e ulet.