“Sot u tentua që të shuhej protesta”/ Aktivisti: Populli shqiptar kërkon drejtësi

TIRANA- Aktivisti Ilir Xhemalaj tha se sot është tentuar të shkrihet tubimi, por qeveria sipas tij nuk do ia harrijë qëllimit. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Xhemalaj u shpreh se qytetarët kanë dalë për të kërkuar drejtësi dhe ndryshim politik.

“Sot u tentua që të shuhej protesta. Sot ka dalë populli shqiptar dhe kërkon drejtësi. Për ato jetë që na keni marrë, për vëllezërit dhe motrat tona që kemi larguar nga Shqipëria. Jemi këtu dhe kërkojmë vetëm një fjalë: dorëheqje”, deklaroi Xhemalaj