“Skifteri” fatkeq në Lezhë, aksidentohet gjatë arratisjes me motorin e vjedhur

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, pranë Fushë Milotit. Mësohet se një person ka humbur kontrollin nga shpejtësia dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të autostradës.

Personi që po drejtonte motorin mësohet se e kishte vjedhur dhe pasi pronari e kishte vëne re autorin ai ishte larguar me shpejtësi.

Gjatë tentativës për tu larguar ka pësuar aksident. Ende nuk ndihet gjendja shëndetësore e tij pasi është larguar nga vendi i ngjarjes duke lënë motorin e përplasur në autostradë.