Kryeministri Edi Rama ka theksuar se mbështetja e qeverisë për bujqësinë do të ndryshojë, duke e orientuar drejt një sistemi më të drejtë dhe efikas. Ai shpjegoi se, ndërsa skema e ndarjes për naftën ka pasur problematika, qeveria është duke punuar për një model më të avancuar, si një mbështetje kjo për fermerët.
“Është e qartë se ajo që kemi bërë ne është shumë herë më shumë se sa jepni naftë dhe ndërkohë që nga paratë e shpenzuara për të dhënë naftë deri dje, jo të gjithë përfituesit ishin ata që e meritonin dhe e përdornin naftën për punë bujqësie, sepse skema e ndarjes për tokën, ishte një skemë që kishte problematikën e vet, sepse në shumë raste ata që punojnë tokën janë qiramarrës”, theksoi kryeministri.
Rama tha se jo të gjithë përfituesit e kësaj skeme ishin ata që e meritonin, duke shtuar se këtë skemë nuk e ka as BE.
“Nuk e ka BE këtë skemë, ne po shkojmë drejt BE, jemi kritikuar, e kemi justifikuar me idenë e një faze të caktuar. S’do japim një mbështetje në bazë të sasive që është një llogari 300 mijë lekë të vjetra, shkon në 7-8 mijë euro me skemën e re, në rast se ai që shet prodhimin e vet paraqet faturën, direkt fermeri. Paraqit faturën që e shite dhe merr 10% të faturës mbrapsht dhe ne ato para nëse do të blesh naftë, bli naftë s atë duash, por nuk është nafta këtu. Ata që flasin janë të verbër dhe të ligë”, tha Rama.













