Skandali i Vlora Hysenit/ Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH! Të sugjeroj dorëheqjen

“Kush e mbron Republikën, kur këta që duhet ta mbrojnë janë në mbrojtje të krimit? Krimi mund të përballet me kriza politike institucionale, po kur shembet themeli i Republikës, shteti ka pushuar së ekzistuari. Është zhdukur kufiri i shtetit dhe krimit të organizuar.

Ju mund të jeni të rinj, por kjo që ndodh sot që nuk është shteti i kapur, po shteti i mafies, ka një agjendë që ka filluar shumë vite përpara, kur aty ishin njerëz që kishin problem me krimin, kur radarët fikeshin nga Ministria e Mbrojtjes me urdhër të Kryeministrit.

Shtet i rrezikshëm, por ju jeni numri 2 i Republikës Parlamentare dhe deri më sot nuk ta kam dëgjuar të flisni një fjalë. Të sugjeroj një rrugë të shkurtër, ka mundësi që kryetari i Parlamentit të japë dorëheqjen. Do ishte një dalje fisnike”, deklaroi Topalli.