Shtangistja dhe trajnerja nga Elbasani lihen jashtë palestrës së Kombëtares

Në ditën kur Shqipëria regjistroi një rezultat të madh në Europianin e të rinjve që po mbahet në Poloni, me Ertjan Kofshën që fitoi një medalje ari dhe dy argjendi, një incident i shëmtuar është shënuar në Tiranë.
Enkileda Carja nuk është lejuar që të stërvitet si zakonisht në palestrën e Parkut Olimpik në kryeqytet. Kampionia dhe rekordmenia e Europës me moshat, ka ardhur si zakonisht për t’u përgatitur në kryeqytet së bashku me trajnerjen e saj, Eglantina Kalemi, aty ku stërviten sportistët elitarë të Kombëtares.

Por në momentin që kanë tentuar të hapin derën me çelës, kanë vënë re se ishte ndërruar brava e palestrës. Zhgënjim i madh dhe lot për peshëngritësen 16-vjeçare, e cila së bashku me trajneren e saj kanë denoncuar këtë ngjarje.