S’kam kohë unë të flas për këtë, më duhet të iki….Ministrja Muzhaqi pyetet për vrasjen e Mateos, refuzon të përgjigjet

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka rufuzuar ditën e sotme të përgjigjet për abuzimet seksuale dhe vrasjen e fëmijës 8-vjeçar, Klodian Çalamanit.

Teksa ministrja Muzhaqi ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve duke komentuar se nuk kishte kohë dhe ishte shumë vonë për një takim tjetër të planifikuar.

Gazetarët këmbëngulën dhe kërkuan vetëm dy minuta kohë prej saj, por Muzhaqi u largua me një buzëqeshje në fytyrë teksa thoshte se ishte shumë vonë.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Donim t’ju bënim disa pyetje mbi abuzimet

Bora Muzhaqi: Jam shumë vonë më duhet të lëviz

Gazetarja: Mund të përgjigjeni se dy minuta ju marrim. Kjo është përgjigjia juaj? Drejtoni një institucion…

Bora Muzhaqi: Institucioni im nëse do të kishit lexuar VKM-në që tregon përgjegjësitë e mia, do e kishit kuptuar përgjigjen time.

Gazetarja: (Nuk kuptohet mirë)

Bora Muzhaqi: Mirupafshim

Kujtojmë se ditën e sotme është dhënë masa e sigurisë për Klodian Çalamanin teksa ka patur përplasje të policisë në Gjykatën e Fierit dhe familjarëve të të miturit që kërkonin varjen e autorit